Të rinj që frymëzojnë – Redion Zhollanji kujdeset për fermën e tij në Sheqeras

Sociale | 2 vite më parë

Redion Zhollanji është një i ri nga fshati Sheqeras, i cili ka studiuar “Menaxhim veterinar” në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë.

Familja e tij ka një fermë ku mbarështon gjedhë dhe të imëta. Zgjedhja e këtij drejtimi studimi erdhi me qëllim që ai t’i shërbejë fermës familjare.

Tashmë të gjitha shërbimet në kafshë ai i kryen vetë dhe thotë se ndihet i plotësuar me këtë profesion.

“Familja ime ishte pjesë e këtij aktiviteti. Mbarështojmë 14 krerë gjedhë dhe disa të imëta. Im atë kujdesej për të ushqyer kafshët, për të marrë prodhim sa më shumë, por për pjesën e mjekimeve nuk ishte aktiv dhe ishim të detyruar të merrnim një mjek veteriner. Mendova që meqenëse është si mundësi ta marr vetë përsipër pjesën e mjekësisë veterinare, që kafshët të jenë sa më të shëndetshme dhe për të marrë vendimin e duhur, jo siç mund të merrte babai para disa viteve kur unë isha ende i paformuar,” tregon z. Zhollanji.

Redioni është një shembull frymëzimi për të rinjtë, që me vullnet e dëshirë mund të arrish të jesh i zoti në profesionin e së ardhmes.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme