Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar rrezik të lartë për përhapjen e zjarreve në pesë qarqe të vendit gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme. Sipas parashikimit, Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana dhe Fieri do të kenë nivel rreziku “i lartë” për zjarret në pyje. Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së premte (4 shtator).
Në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër niveli i përgjithshëm i rrezikut parashikohet “i moderuar”, ndërsa në Korçë rreziku pritet të jetë “i ulët”.
Megjithatë, edhe në disa prej qarqeve me rrezik të moderuar priten zona të lokalizuara me rrezik të lartë. Konkretisht, bëhet fjalë për verilindjen e Kukësit, jugperëndimin e Dibrës, lindjen e Elbasanit, verilindjen e Beratit, perëndimin e Vlorës si dhe veriun dhe jugun e Gjirokastrës.
“Sot pasdite (e enjte, dt. 03) dhe nesër (e premte, dt. 04) pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. Në qarkun Korçë pritet nivel rrezik “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Kukës (Veri-Lindje), qarku Dibër (Jug-Perëndim), qarku Elbasan (Lindje), qarku Berat (Veri-Lindje), qarku Vlorë (Perëndim) dhe qarku Gjirokastër (Veri dhe Jug). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




