Tenis: Venus Williams vendos rekord me pjesëmarrjen në Australian Open 2026

Sport | 10 muaj më parë

Njëzet e dy vjet pas finales së saj të parë në Melbourne, Venus Williams kthehet në Australian Open dhe vendos një rekord. Amerikania rikthehet në fushë në moshën 45 vjeç, duke u bërë gruaja më e vjetër që garon në turneun hapës Grand Slam të sezonit.

“Jam i emocionuar që jam kthyer në Australi dhe mezi pres të luaj në turne gjatë verës australiane”, tha Williams. “Kam kaq shumë kujtime të mrekullueshme atje dhe jam mirënjohëse për mundësinë për t’u kthyer në një vend që ka pasur kaq shumë rëndësi për mua”, shtoi amerikania, e cila arriti dy herë në finalen e Melburnit, në vitin 2003 dhe 2017.

Me këtë pjesëmarrje, motra më e madhe Williams thyen rekordin e japonezes Kimiko Date, e cila ishte 44 vjeç kur humbi në raundin e parë në vitin 2015. Për t’u përgatitur për Slam që fillon më 18 janar, Venus do të luajë në turneun e Auckland në Zelandën e Re, nga 5 deri më 11 janar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme