Tension para ndeshjes Genoa-Inter, përleshje midis dy grupeve të tifozëve jashtë stadiumit Marassi

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Tension në Genova përpara ndeshjes së Serisë A midis Genoas dhe Interit. Përleshjet shpërthyen jashtë stadiumit Marassi, me dy grupe tifozësh që u përleshën pranë seksionit të rezervuar për mbështetësit e Interit. Përleshja vazhdoi më pas nën tribunat e vendasve.

Sipas transmetuesit Telenord, u hodhën fishekzjarrë dhe bomba tymuese. Forcat e policisë kanë reaguar dhe kanë vënë kontrollin në zonën ku u krijua tensioni.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme