Tentoi të vidhte dy makina në Shijak, arrestohet italiani

Një shtetas italian është arrestuar pasi se tentoi të vidhte dy automjete në zonën e Maminasit të Shijakut si dhe vodhi disa sende me vlerë nga një makinë tjetër. Në pranga përfundoi 54-vjeçari M.S., banues në Torino të Italisë.
Sipas policisë nga hetimet rezultoi se ky shtetas kishte tentuar të vidhte dy automjete në Maminas, Shijak dhe se kishte vjedhur sende me vlerë edhe në automjetin e një shtetasi tjetër po në Maminas.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sendet e vjedhura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




