Territori francez në Oqeanin Indian goditet nga cikloni, dyshohet për qindra viktima

Botë | 2 vite më parë

Territori francez në Oqeanin Indian, Mayotte është goditur nga cikloni Chido që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, teksa dyshohet se për disa qindratë vdekur.

Komunitete të tëra u rrafshuan kur cikloni Chido ra në tokë, duke sjellë ere prej më shumë se 225 km/h.

Numri i fundit i të vdekurve të raportuar ishte 11, por duke folur për mediat lokale, prefekti i ishullit Francois-Xavier Bieuville tha se do të “jetë patjetër disa qindra” sapo dëmi të vlerësohet plotësisht.

Presidenti francez, Emmanuel Macron më herët tha se Franca do të “ishte atje” për popullin e Mayotte dhe se po dërgonte 250 punëtorë shpëtimi.

I vendosur në veri-perëndim të Madagaskarit, Mayotte është një arkipelag i përbërë nga një ishull kryesor, Grand-Terre, dhe disa më të vegjël.

Shumica e rreth 300.000 banorëve të ishullit jetojnë në kasolle me çati prej metali dhe dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre.

Energjia elektrike, uji dhe lidhjet e internetit janë shkëputur të gjitha. Qeveria në Paris ka dërguar një aeroplan transporti ushtarak me furnizime dhe punonjës të urgjencës.

Edhe para se cikloni të godiste me forcë të plotë të shtunën në mëngjes, pati njoftime për pemë të shkulura, çati të shkulura nga ndërtesat dhe linja elektrike të rrëzuara.

Kryeministri francez, François Bayrou, i cili mori postin të premten, tha se cikloni goditi me “ashpërsi të jashtëzakonshme” dhe ai po përditësohej mbi situatën “orë pas ore”. Ai ka zhvilluar një takim urgjent në Paris me ministrat.

Mayotte u vendos fillimisht nën një alarm vjollcë, niveli më i lartë. Ministri i Brendshëm, Retailleau tha se ishulli nuk kishte përjetuar një mot kaq të ashpër që nga viti 1934.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme