Tiranë- Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit, në pranga administratori

Aktualitet | 6 muaj më parë

Goditet veprimtaria e kundërligjshme e organizimit të lojërave të fatit në Tiranë. Policia ka arrestuar administratorin e njëri lokal, ndërsa është nën hetim administratori i një tjetër lokali.

 Konkretisht u arrestua E. H., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokalin që administronte, në rrugën “Sitki Çiço”, u konstatua se kishte përshtatur ambientin për organizimin e lojërave të fatit, si dhe u procedua penalisht E. C., 55 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën aplikacione për baste sportive. 

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 tavolina pokeri që u gjetën në lokal.

“Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.  

Zbulohen 2 lokale ku organizoheshin lojëra fati.

Vihet në pranga administratori i njërit lokal, procedohet penalisht administratori i lokalit tjetër.

Sekuestrohen tavolina pokeri dhe pajisje elektronike që shërbenin për këtë veprimtari.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 3, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, zbuluan 2 lokale ku organizoheshin lojëra fati. 

Për këto raste:

-u arrestua shtetasi E. H., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokalin që administronte, në rrugën “Sitki Çiço”, u konstatua se kishte përshtatur ambientin për organizimin e lojërave të fatit. Në  cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri që u gjetën në lokal;       

-u procedua penalisht shtetasi E. C., 55 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën aplikacione për baste sportive. 

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie vijojnë.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme