“Topi i artë”, Rodri për bojkotin e Realit: Nuk respektoj vendimin

Spanjë | 2 vite më parë

Gjatë një interviste në podcastin “Rest is Football”, Rodri i është rikthyer edhe një herë vendimit që mori Reali i Madridit për të bojkotuar ceremoninë e “Topit të Artë”.

Për fituesin e çmimit, veprimi i klubit madrilen nuk është për tu respektuar. “Vendime të tilla mund të merren nga individët ose edhe nga klubet në tërësi, por unë i qëndroj besnik qëndrimit tim të parë. Unë nuk respektoj një sjellje të tillë. Mbaj mend se një vit më parë Erling ishte shumë pranë triumfit dhe të gjithë ne dëshironim që të ishim aty prezent për ta mbështetur”, tha Rodri, i cili fitoi trofeun duke lënë pas emra si Vinicius Zhunior dhe Karvahal.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme