Tradita e gjelave të detit në Peqin, fermerja 70-vjeçare përballet me kosto të larta dhe konkurrencë nga importi
Në Peqin, 70-vjeçarja Servete Paja vijon prej tri dekadash rritjen e gjelave të detit, një proces i gjatë rreth nëntëmujor që nis nga veza, përkujdesja për të vegjlit dhe ushqimi i balancuar, deri në fazën finale të rritjes. Ajo tregon se përditshmëria e saj është e lidhur krejtësisht me shpendët dhe këtë traditë familjare.
Megjithatë, Servetja thotë se çmimet e ulëta të tregut nuk mbulojnë më as shpenzimet bazë. Vitin e kaluar gjeli i detit u shit me 10 mijë lekë të vjetra për kilogram, çmim që, sipas saj, nuk i justifikon kostot e ushqimit dhe punës.
Fermerët përballen edhe me konkurrencën e importit, që vjen me cilësi më të dobët, por me çmime shumë më të ulëta, duke dëmtuar rëndë prodhuesit vendas. Servetja thotë se konsumatorët shpesh tërhiqen nga çmimi, pa ditur ndryshimin që ka në cilësi.
Fermerët e Peqinit kërkojnë më shumë mbështetje dhe rregullim të tregut, në mënyrë që kjo traditë e zonës të mos humbasë për shkak të konkurrencës së padrejtë dhe mungesës së fitimit.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




