Shpërthim me tritol në një biznes në Fier, dëme materiale, detajet e para (Video)
Një shpërthim me lëndë plasëse, dyshohet tritol, ka ndodhur rreth orës 01:40 në një biznes përgjatë rrugës kryesore në lagjen “Kastriot” në Fier.
Gazetarja Laureta Roshi duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për RTSH se lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të një subjekti që tregtonte syze, në pronësi të shtetasit A. K.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa disa biznese fqinje kanë pësuar plasaritje. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




