Tronditëse në Angli, humb jetën portieri James Hitchcock, arrestohet

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Tronditëse në Angli, humb jetën James Hitchcock, portieri 28 vjeçar i Barton Toën FC pasi u sulmua gjatë një mbrëmje. Lajmin për vdekjen e portierit e ka bërë të ditur klubi që bën pjesë në Northern Counties East Football League. Për vrasjen e tij u arrestua një tjetër futbollist, sulmuesi Mckenzie Dicicco.

Sipas raporteve nga gazetat britanike, Hitchcock, i martuar dhe baba i një fëmije, u sulmua të dielën në stacionin hekurudhor Barton-upon-Humber. 28-vjeçari ndërroi jetë në spital të mërkurën nga plagët në kokë.

Masat nga Policia Britanike ishin të menjëhershme dhe çuan në arrestimin e 21-vjeçarit, Mckenzie Dicicco, një sulmues me përvojë në klube të ndryshme të vogla.

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme