Tronditet Juventusi! Kenan Yildiz rrezikon operacionin dhe dy muaj jashtë fushave

Lajm i keq për Juventusin. Kenan Yildiz u kthye i dëmtuar nga Frosinone. Lojtari turk ndjeu dhimbje në këmbën e majtë dhe orët e fundit ka kryer vizita specifike në J Medical, ku përgjigja e analizave ka ngritur alarmin te bardhezinjtë.
Nuk përjashtohet mundësia për një ndërhyrje kirurgjikale, që do të thotë se trajneri Luciano Spalletti rrezikon ta humbasë lojtarin për dy muaj. Ky ishte lajmi më i keq i mundshëm për Juventusin, që ndaj Frosinone shëprdoroi shumë raste shënimi.
Tani shtohet edhe problemi i Yildiz. Lajmi ka shqetësuar ndjeshëm klubin dhe trajnerin, që duhet të bëjë sërish pa numrin 10, pas problemeve në gju gjatë fundit të kampionatit të kaluar. Bardhezinjtë i kanë në “shtëpi” zëvendësuesit e mundshëm të turkut: Jeremie Boga dhe Kerim Alajbegovic.
Por Yildiz është Yildiz dhe dëmtimi i tij mund t’i shtyjë drejtuesit për të marrë sa më shpejt një sulmues, Zirkzee me shumë mundësi. Në anën tjetër, po vlerësohet edhe qëndrimi i Nico Gonzalez.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




