Trump pret Zelenskyn dhe Netanyahun, konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme në qendër të bisedimeve

Botë | 3 muaj më parë

Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, ku bisedimet u fokusuan tek procesi i paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka përsëritur prej kohësh se është koha për t’i dhënë fund luftës, ndërsa Zelensky kërkoi nga SHBA furnizime të reja me raketa antibalistike, rritjen e bashkëpunimit strategjik si dhe rifillimin e bisedimeve të ngrira për t’i dhënë fund agresionit rus. 

Ndërkohë, Trump zhvilloi një takim edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, të shtatin që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë dhe të parin pas sulmeve të 28 shkurtit ndaj Iranit.

Pikat kryesore të diskutimit ishin lufta në Lindjen e Mesme, përparimi në negociatat me Libanin dhe përpjekjet për zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit. Trump pranoi se ai dhe Netanyahu nuk janë plotësisht dakord për çështjen e Iranit, por theksoi se të dy mbeten të lidhur ngushtë si aleatë. 

Si Zelensky ashtu edhe Netanyahu ndodhen në Washington edhe për të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë amerikan Lindsey Graham, duke e bërë vizitën e tyre një moment të rëndësishëm diplomatik dhe simbolik. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme