Turizmi në Këlcyrë, kryebashkiaku Ndoni pret dyfishim të vizitorëve në 2025

Aktualitet | 2 vite më parë

Zhvillimi i turizmit është synimi kryesor i Këlcyrës.

Kreu i kësaj bashkie, Klement Ndoni, bën me dije se janë hartuar plane dhe projekte strategjike për ta kthyer Këlcyrën në një prej destinacioneve më të rëndësishme.

Në një intervistë për RTSH, Ndoni tha se kjo është një mundësi për të promovuar Këlcyrën dhe për ta bërë më të njohur.

“Shoh përditë një kërkesë të shtuar nga individë të cilët kërkojnë që shtëpitë e tyre aktuale apo të vjetra t’i ndërtojnë dhe t’i kthejnë në hotele, bujtina,” thotë z. Ndoni.

Ai theksoi se një nga objektivat kryesore është edhe punësimi i banorëve përmes zhvillimit të sektorit turistik, duke ofruar mundësi të reja pune për ata që jetojnë në këtë zonë.

“Shoh që shumë qytetarë, duke marrë iniciativa apo duk eu mbështetur edhe nga ana jonë, janë vetëpunësuar te sektori i turizmit. Në Këlcyrë çdo vit turistët po shtohen, si edhe hotelet,” tregon kryetari i bashkisë.

Gjatë vitit të kaluar, Këlcyra regjistroi mbi 46 mijë vizitorë nga vende të ndryshme të botës, duke treguar interesin e rritur që ka ky destinacion për turistët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme