Turqia, trajneri Montella: Moment i komplikuar, por…

Futboll Bota | 28 minuta më parë

Në prag të ndeshjes Itali-Turqi, Vincenzo Montella përballet me polemika. Pavarësisht kualifikimit historik për Kupën e Botës 2026, tre humbje të rënda në Ligën e Kombeve e kanë dobësuar pozicionin e trajnerit italian.

Duke folur për Sky Sport, trajneri i kombëtares turke komentoi zhgënjimet e ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve: “Ne gabuam vetëm në pjesën e parë kundër Italisë. Është një kohë e vështirë, por ne duam të sjellim përvojë nga kjo garë. Asnjëherë në historinë tonë nuk kemi luajtur kaq shumë ndeshje në këtë nivel”.

Lidhur me ndeshjen e nesërme në Bologna: “Në prag të ndeshjes së fundit, thashë se Italia ishte shumë konkurruese dhe disa njerëz më tallën. Mendoj se ata janë një ekip i rëndësishëm me një trajner të shkëlqyer, i cili ka gjetur stabilitet, qëndrueshmëri dhe kohezion që nuk u pa në ndeshjen e parë”.

Lidhur me ndryshimin e mundshëm të presidentit të Federatës Turke: “Nuk e di dinamikën e federatës. Mund të them se jam i motivuar dhe po e shijoj këtë garë, sepse arritëm këtu me mua në krye. I falënderoj lojtarët, është një përvojë si për mua ashtu edhe për lojtarët”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme