Yamal befason edhe trajnerin, De La Fuente: Do bëhet një legjendë e Spanjës

Futboll Bota | 1 orë më parë

Lamine Yamal vazhdon të bëjë përshtypje për Spanjën. Talenti i Barcelonës udhëhoqi “Furitë e Kuqe” drejt fitores 3-1 ndaj Republikës Çeke në Ligën e Kombeve, duke shënuar edhe një herë.

Në minutën e gjashtë, anësori hyri brenda me këmbën e majtë dhe e dërgoi topin në cepin e sipërm të portës, duke lënë edhe Luis de la Fuenten të habitur.

“Lamine nuk pushon kurrë së na mahnituri, të gjithëve ne. Ka talent dhe cilësi të jashtëzakonshme. Ai ende ka shumë për të na ofruar, dhe ka ende shumë rrugë për të bërë para se të shohim Lamine-n më të mirë”.

De la Fuente nuk ka dyshime për vlerën e tij: “Nëse ai do të ishte i vetmi lojtar spanjoll i nominuar për Topin e Artë, do të thoja po, ai është më i miri në botë. Ai bën gjithçka mirë. Nëse nuk është më i miri, kjo është për shkak të konkurrencës nga lojtarët e tjerë spanjollë, dhe megjithatë, ai është padyshim një nga më të mirët”.

Në fund, vendimi: “Lamine është në rrugën e duhur për t’u bërë një legjendë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme