Valdano: Reali humbi qartë ndaj Barçës dhe këtë herë pa pozicion

Spanjë | 2 vite më parë

Finalja e Superkupës e humbur 5-2 ndaj Barcelonës vuri në pah të gjitha defektet e një skuadre që fitoi Champions League, La Liga dhe Superkupë sezonin e kaluar. Një “goditje” e bujshme, si në El Clasico-n e kampionatit (0-4 në Bernabeu), që tashmë e bën të gjithë Real Madridin të reflektojë.

Jorge Valdano, legjenda e Los Blancos, nënvizoi për MovistarTV ngjashmëritë dhe dallimet mes dy ndeshjeve: “Një ndryshim kaq i madh mes dy fitoreve të Barçës kundër Real Madridit është i pabesueshëm. Në kampionat vendimtare ishin pozicionet jashtë loje, 12 të tillë. Jo këtë herë, por distanca në rezultate ishte e ngjashme dje. Dy humbje shumë të qarta”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme