Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër plot me mbetje pavarësisht aksioneve

Pavarësisht aksioneve të vazhdueshme për pastrimin e Varrezave të Dëshmorëve në Shkodër, situata vijon të jetë e njëjtë, teksa hidhen mbeturina dhe inerte të ndryshme pa kriter.
Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër prej vitesh vuajnë papërgjegjshmërinë e qytetarëve dhe subjekteve të ndryshëm, të cilët e kanë kthyer këtë vend në një landfill mbetjesh.
Aksionet e kryera disa herë nga vullnetarë, por edhe institucione, me qëllim pastrimin dhe kthimin në një ambient rekreacioni e të gjelbëruar, kanë rezultuar pa sukses.
Pranë Varrezave të Dëshmorëve gjen çdo gjë, mbeturina të ndryshme, inerte, madje edhe kafshë të ngordhura.
Prej vitesh situata pranë varrezave është shqetësuese, herë nga djegia e mbeturinave e herë të tjera nga shkarkimi i inerteve, duke mos gjetur zgjidhje afatgjatë.
Gazetar: Merisa Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




