“Vdekja le të presë” – Shfaqet në Pogradec premiera e filmit me regji nga Edmond Topi

Kulturë | 12 muaj më parë

Në qytetin e Pogradecit u shfaq premiera e filmit “Vdekja le të presë”, me regji të Edmond Topit dhe me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh të kinematografisë shqiptare, mes tyre Reshat Arbana, Tinka Kurti, e ndjera Margarita Xhepa, Luftar Paja, Mehdi Malka dhe Zyliha Miloti. Filmi u prezantua pikërisht në qytetin ku lindi skenari dhe ku u xhirua pjesa më e madhe e tij.

“Se di nëse ka qytete më komode për të xhiruar, unë besoj se i detyrohemi shumë Pogradecit për të gjithë klimën dashamirëse që na krijoi”, u shpreh regjisori, Edmond Topi.

“Më duket sikur dhe unë dhashë diçka në këtë film, ishin skena shumë prekëse”, tha aktorja Zyliha Miloti.

“Të punosh me këtë breza është shkollë më vete, dhe lum kush e ka fatin të punoj pranë tyre”,  tha aktorja Ema Andrea.

“Vdekja le të presë” është pjesa e dytë e filmit “Yjet e së ardhmes”. Pas premierës në kryeqytet dhe shfaqjes në Pogradec, filmi do të nisë turin në qytete të tjera të vendit.

Gazetare: E. Xhindole   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme