Vera gjallëron artizanatin, turistët dhe emigrantët rikthejnë interesin për punimet me dorë

Sociale | 4 muaj më parë

Punimet e dorës nuk po përjetojnë një tjetër sezon të artë. Me ardhjen e turistëve, rritet edhe interesi për artizanatin vendas, duke e kthyer tregun artizanal të Kukësit në një nga pikat më të vizituara.

Qilimat, sixhadetë dhe punimet tradicionale të realizuara në tezgjah mbeten ndër produktet më të kërkuara, duke i zgjedhur jo vetëm si suvenir, por edhe si një copëz të kulturës dhe traditës shqiptare, na tregon artizania Hate Ora.

“Kërkesat në verë janë më shumë për qilima, sixhade, portrete, piktura murale”, u shpreh artizania Hate Ora. 

Punimet në tezgjah kërkojnë javë, madje edhe muaj punë, ndaj edhe vlera e tyre në treg është më e lartë. Çdo produkt realizohet me dorë dhe mbart mjeshtëri të trashëguar ndër breza.

“Çmimet nuk janë shumë të arsyeshme por ske punë tjetër detyrohesh ta zgjasësh edhe këtë punë. Puna është e lodhshme dhe koston e kanë shumë të lartë”, tha ajo.

Për artizanët, vera është periudha më e rëndësishme e vitit. Ata shpresojnë që interesi në rritje i turistëve të vazhdojë, duke mbështetur jo vetëm punën e tyre, por edhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme