Vinicius, Mbappé dhe Konaté nuk u solidarizuan me Seutan, Florentino Pérez viziton të premten enklavën spanjolle

Spanjë | 1 orë më parë

Florentino Pérez do të udhëtojë në Seuta të premten. Numri një i Real-it do të shoqërohet nga Emilio Butragueño dhe José Martínez Pirri.

Gjatë qëndrimit të tij, presidenti i Real Madridit planifikon të takohet me Juan Jesús Vivas, president i Qytetit Autonom të Ceutës, në një takim përmes të cilit klubi shpreson të shprehë mbështetjen dhe solidaritetin e tij me qytetin.

Udhëtimi vjen vetëm tre ditë pas polemikave që lindi në stadiumin Martínez Valero, ku Vinicius, Mbappé dhe Konaté nuk e shfaqën plotësisht mesazhin në fanellat në mbështetje të Seutës që lojtarët mbanin veshur para ndeshjes Elche-Real Madrid.

Vini dhe Mbappé kishin veshur deri në gjysmë fanellat e tyre duke fshehur sloganin “Ne jemi të gjithë seutanë”, ndërsa Konaté gjithashtu nuk e shfaqi të vetën si pjesa tjetër e shokëve të tij të ekipit. Të tre i hoqën ato gjatë ngrohjes para ndeshjes.

Incidenti shkaktoi kritika të shumta dhe hapi një debat që ka pasur një ndikim të rëndësishëm publik, duke e shtyrë presidentin të udhëtojë personalisht për në Seuta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme