Violinistja e re, Melisa Figuri koncert recital në Lezhë, e shoqërua nga Orkestra e RTSH-së

Kulturë | 2 vite më parë

Violinistja e talentuar Melisa Figuri, ka mbajtur në Lezhë recitalin e saj të parë.

E shoqëruar nga Orkestra e Harqeve e Radio Televizionit Shqiptar, nën dirigjimin e Gridi Kraja, Melisa interpretoi një program të përzgjedhur nga kompozitorë të njohur si Vivaldi, Sarasate, Accolay dhe Kreisler.

“Mendoj se kam dhënë maksimumin tim dhe shpresoj të kem shkruar në zemrat e atyre që e duan muzikën. Shpresoj të jenë kënaqur”, u shpreh  violinistja.

Publiku e priti me ovacione dhe duartrokitje violinisten e talentuar duke i dhënë asaj mbështetje dhe motivim për rrugëtimin e saj artistik.

“Lezha, qytet me shume histori e kulturë tashmë ka talente në zhanre të ndryshme të muzikës edhe klasike”.

“Jam i sigurt që do të arrijë majat e larta. Uroj të ketë figura të tjera që t’i japin zë qyteteve të tjera”, u shprehën qytetarët.

Dirigjenti Gridi Kraja u shpreh i surprizuar për gjithçka qe gjeti në Lezhë ashtu si dhe për performancën e violinistes që mbushi një sallë me artdashës për mes lojës virtuoze në violinë”.

“Ishte vërtet shumë bukur. Publiku ishte shumë i dashur. Luajtëm me një soliste që premton shumë”, tha Kraja.

Koncerti recital i violinistes Melisa Figuri zgjati rreth 60 minuta, duke dhuruar mjaft emocione tek publiku i cili e ndoqi me mjaft vëmendje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme