Virc rikthehet në stërvitje, rinovimi me Bajerin ende larg

Flo Virc është rikthyer sot të stërvitet me regjim të plotë dhe mendohet se do tëjetë gati për pjesën e mbetur të sezonit ku Leverkusen luan për titullin kampion edhe pse është gjashtë pikë larg Bajernit të Mynihut.
Talenti gjerman duket se ka lënë pas dëmtimin e pësuar në kmëbë dhe tani është gati për takimin e radhës të Leverkusen, i cili pret të shtunën në “BayArena” Unionin e Berlinit. Sipas medieve gjermane kjo periudhë do të ishte vendimtare edhe për të ardhmen e Virc në Leverkusen. Siç dihet drejtuesit e skuadrës i ofruan talentit një kontratë të re, sipas së cilës ai do të paguhej rreth 12 milionë euro në sezon.
Por fakti se asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim do të thotë se tendenca e lojtarit është për tu larguar në verë. Destinacioni më i preferuar është Mynihu, jo më kot Bajerni ka lajmëruar që tani largimin e Tomas Mulerit. Vendin e numrit 25 në skuadër pritet ta marrë 21-vjeçari.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




