Virozat mbushin Urgjencën e Elbasanit – Mbi 200 persona në ditë, paraqiten për ndihmë të specializuar

Sociale | 2 vite më parë

Qendrat shëndetësore dhe Urgjenca e Elbasanit janë duke u përballur me një fluks të lartë të pacientëve të cilët vijnë për të marrë mjekim nga virozat e stinës dhe gripit. Vetëm në shërbimin e Urgjencës paraqiten mbi 200 persona në ditë.

Sipas mjekëve ata vijnë në spital me temperaturë të lartë, ftohje dhe vështirësi në frymëmarrje. Disa raste bluzat e bardha i kanë hospitalizuar. Shumica e tyre janë persona të moshës së tretë dhe me sëmundje shoqëruese.

Mjeku Ergys Mici evidenton grupet e riskut dhe këshillon qytetarët sesi ta mbrojnë veten nga situata e ngarkuar virusale.

“Ne gjithmonë i porosisim të gjithë pacientët të kenë kujdes, të kufizohen sa më shumë në rast se kemi shfaqje të virusit në familje me qëllim mos shpërndarjen e virusit”, tha mjeku.

Nga 200 raste në ditë, vetëm një pjesë e vogël e pacientëve kanë marrë hospitalizim, ku më së shumti janë persona që kanë sëmundje shoqëruese të zemrës apo të mushkërive.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme