Vllaznia mposht Elbasanin në frymën e fundit dhe “arratiset”

Abissnet Superiore | 9 muaj më parë

Vllaznia ka arritur një fitore 2-1 përballë Elbasanit në ndeshjen e fundit të javës së 24-ët të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH1.

Në “Loro Boriçi”, në një terren të ndikuar nga reshjet e shumta, kuqeblutë diktuan ritmin e tyre dhe u shpërblyen me një gol të shënuar nga Balaj.

Në pjesën e dytë Elbasani fitoi më shumë terren, kjo dhe për faktin se kuqeblutë i besuan kundërsulmit dhe u munduan të administrojnë avantazhin e arritur në të parën.

Verdheblutë arritën të vendosin barazpeshën 10 minuta para fundt me golin e Boye, por në shtesë vjen goli i fitores për kuqeblutë me protagonist Dodajn për rezultatin përfundimtarë 2-1.

Një fitore e rëndësishme për Vllazninë(48 pikë) përballë një rivali direkt, që sjell një distancë me ndjekësit, konkretisht 5 pikë larg Egnatias. Elbasani mbetet me 42 pikë në vendin e tretë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme