Zgjedhjet 2025, Rama: PS e vetmja forcë popullore, gara zhvillohet për vendin e dytë

Politikë | 2 vite më parë

Më 11 maj 2025, Shqipëria do të shkojë në zgjedhje parlamentare duke përcaktuar se kush do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Kryeministri Edi Rama, i cili është në pushtet nga viti 2013, shprehet i bindur në fitoren e PS, ku shton se nuk ka alternativa të tjera përtej saj.

Madje sipas parashikimeve të tij, opozita është tepër e dobët, dhe se gara zhvillohet për vendin e dytë mes PD dhe partive të vogla.

Rama nënvizoi se përveç PS, partitë e tjera politike ende nuk kanë arritur të krijojnë një bazë të fortë popullore, duke vënë në dyshim mundësinë e një ndryshimi të thellë politik.

“Asnjë alternativë, nuk është rrezik. Kundërshtari më i madh i Partisë Socialiste, është PS. Këtu luftohet për vendin e dytë, për një arsye shumë të thjeshtë. PS është e vetmja forcë popullore. Të tjerat nuk janë forca popullore. Lufta për vendin e dytë duket e fortë. Më afër vendit të dytë, është kush nuk është akoma në garë”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme