Zgjedhjet e 11 majit, publikohet modeli paraprak i fletës së votimit

Politikë | 2 vite më parë

Publikohet modeli paraprak i fletëve të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit. RTSH ka mundur të sigurojë modelet e fletëve të votimit në qarqet Tiranë, Gjirokastër dhe Fier, modele këto paraprake deri në aprovimin e fletëve zyrtare.

Kjo e fundit do të mundësohet vetëm pas regjistrimit të partive, afati i të cilave përfundon më 25 shkurt, si dhe të jenë dorëzuar listat shumemërore të kandidatëve, afati i të cilave mbyllet më 12 mars.

Sikurse u bë me dije edhe nga Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi më 25 mars do të nisin procedurat për prodhimin e fletëve të votimit.

Fletët e publikuara nga RTSH këtë të enjte (20 shkurt) janë modelet paraprake, variente të cilat hidhen për konsultim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme