Zgjedhjet në Hungari, Vangjeli: Orban, si dora e zgjatur e Putin në Evropë
Në emisionin “Trialog” në RTSH, të moderuar nga Alba Alishani, analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar zhvillimet politike rreth kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe marrëdhëniet e tij me Bashkimin Europian.
Sipas Vangjelit, momenti kur Orban u perceptua si “zgjatim i Vladimir Putinit në Evropë” solli pasoja serioze në marrëdhëniet e tij me institucionet europiane dhe krijoi tensione politike për qeverinë e tij.
Ai u shpreh se një sërë faktorësh kanë ndikuar jo vetëm në sfidat e Orbanit për të ruajtur pushtetin, por edhe në atë që e quajti “rënia e modelit politik” që ai përfaqëson.
“Konflikti me Be-në, në momentin që filloi të numëroj si dora e zgjatur e Putinit në Evropë pati realisht probleme por dhe një sër faktorësh të tjerë para shënuan jo thjesht fitoren e mëtojsit të pushtetit të tij por rënien e modelit të Orban. Orban krijoi edhe një forcë ideologjike, ai ngjan si një personazh tipik ballkanas”, tha Vangjeli.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




