Zgjedhjet në Rumani, kandidati i ekstremit të djathtë fiton raundin e parë

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Rumani, të zhvilluara një ditë më parë, kanë nxjerrë në përparësi kandidatin e ekstremit të djathtë Calin Georgescu.
Rezultatet paraprake sollën befasi, ku kandidati i ekstremit të djathtë, pro-rus ka marrë një epërsi ndaj rivalit të tij pro-evropian, Marcel Ciolacu, i cili doli në vendin e dytë.
Me 96% të votave të numëruara, ultranacionalisti Calin Georgescu mori 22%, dhe Marcel Ciolacu, kryeministri aktual, mori 20%, sipas Byrosë Qendrore Zgjedhore.
Georgescu dhe Ciolacu do të përballen mes tyre në një balotazh përfundimtar për Presidencën më 8 dhjetor. Georgescu, i cili nuk i përket asnjë partie, është betuar gjithashtu se do t’i japë fund asaj që ai e quan nënshtrim ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s, veçanërisht për mbështetjen për Ukrainën.
Presidenti në Rumani ka një rol kryesisht simbolik, por një ndikim të konsiderueshëm në fusha të tilla si politika e jashtme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




