Zgjedhjet në Vlorë, kandidati i pavarur Gjergj Nika: Pjesëmarrja e ulët, nuk do e kalojë shifrën 15%

Politikë | 12 muaj më parë

Kandidati i pavarur Gjergj Nika në garën për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme vendore, përballë kandidates socialiste Brunilda Mersini dhe Dionis Sotës, kandidatit të mbështetur nga opozita, deklaroi se pjesëmarrja në këto zgjedhje është mjaft e ulët. Ai theksoi se pjesëmarrja në këto zgjedhje, nuk e kalon shifrën e 15%.

 “Sa i përket pjesëmarrjes së ulët unë mendoj se do të ketë një bojkotim të klasës politike, dhe ky do të jetë leksion. Dhe ky leksion do vijë nga Vlora. Sipas meje përqindja në këto zgjedhje nuk e kalon 15%”, deklaroi Nika, teksa shtoi se ka hyrë në këtë garë për të fituar. Ai theksoi se do të ndjekë individualisht çdo shkelje ligjore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme