Zgjedhjet presidenciale/ Bracelona poshtëron për herë të dytë Marc-André ter Stegen

Spanjë | 8 muaj më parë

Zgjedhjet presidenciale të Barcelonës, të cilat u finalizuan me triumfin e pritur të Laporta-s, janë shënjuar nga një tjetër episod i shëmtuar në lidhje me Marc-André ter Stegen.

Portierit, të cilit këtë sezon iu komunikua se do të ishte i treti në hierarkinë e klubit dhe më pas u detyruar që të huazohej te FC Girona, iu mohua e drejta e votës.

Gjermani u prezantua në klub për të ushtruar të drejtën e tij për të votuar por pasi priti për plot katër minuta u detyrua që të largohej pasi nuk figuronte më mes anëtarëve të klubit. Për mediet gjermane 33-vjeçari mund t’ia kishte kursyer vetes këtë episod jo të këndshëm pasi mund të mos prezantohej përderisa nuk ishte i pajisur me statusin e anëtarit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme