Zgjidhet sonte kënga fituese e Fest 63 – Gazetarja sjell detaje nga nata finale e Festivalit

Kulturë | 2 vite më parë

Sonte nata finale e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Gazetarja e RTSH-së, Katerina Kule, ka sjellë më shumë detaje mbi mbrëmjen e sotme në Fest 63, kur përsëri nuk do të mungojnë të ftuarit specialë dhe surprizat.

Votimi nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora do të jetë i hapur deri në fund. Kënga e përzgjedhur do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2025.  

“Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm për të ndjekur Festivalin këtë vit nga afër, live. Edhe mbrëmjen e sotme nuk do të mungojnë surprizat dhe spektakli i vërtetë.

Do të jepen tri çmime. Ai fitues që do na përfaqësojë në Eurovizion 2025… çmimi i dytë dhe ai i tretë.

Për tri çmimet merren në konsideratë 50% i votave të publikut dhe 50% të jurisë. Votimi vijon të jetë i hapur dhe do të vijojë të jetë i hapur deri në fund të natës së sotme.

Po ashtu do të jepen dhe dy çmime të tjera sikurse “Çmimi i Kritikës” dhe “Për tekstin më të mirë”, që do të vlerësohen nga juria profesioniste. As në këtë mbrëmje nuk do të mungojnë të ftuarit e veçantë, të cilët do të dhurojnë një mbrëmje plot emocione,” zbulon gazetarja.

Nata finale do të transmetohet live në RTSH1, RTSH Muzikë, Radio Tirana, në kanalin e parë RTK. Po ashtu në kanalin e dytë të Maqedonisë së Veriut i cili është në gjuhën shqipe TVM2.

Këngëtarët dhe titujt e këngëve që konkurrojnë në finale:

Jet – Gjallë

Kejsi Jazxhi – Kur bota hesht

Vesa Smolica – Lutem

Stine – E kishim nis’

Djemë e Detit – Larg

Nita Latifi – Zemrës

Gjergj Kaçinari – Larg jetës pa ty

Orgesa Zaimi – I parë

Ardit Çuni – Amane

Algert Sala – Bosh

Shkodra Elektronike – Zjerm

Lorenc Hasrama – Frymë

Elvana Gjata – Karnaval

Mal – Antihero

Alis – Mjegull

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme