Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, u shkaktua nga qirinjtë e besimtarëve

Aktualitet | 2 vite më parë

Një zjarr ka rënë në Mitropolitën Ortodokse në Gjirokastër, në Lagjen 11 Janari, pasditen e së dielës, rreth orës 11:05. Sipas informacionit të parë, zjarrin e shkaktuan qirinjtë që ishin lënë ndezur nga besimtarët në vendin e lutjeve.

Menjëherë pas alarmit, grupi i shërbimit ka reaguar dhe ka dërguar tre efektivë në vendngjarje. Pas konstatimit të zjarrin, është kërkuar ndihmë për furnizim me ujë nga automjeti Iveko Bot. Zjarri është izoluar shpejt, duke parandaluar përhapjen e tij në pjesët e tjera të kishës, të cilat kishin një konstruksion me dru dhe mund të shkaktonin një zjarr masiv.

Nga flakët është djegur vendi i qirinjve, disa libra dhe zona e lutjeve. Fatmirësisht, nuk pati dëme të tjera materiale dhe nuk u raportuan persona të lënduar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme