Zvicerani vari veten në burg, Irani: Akuzohej për spiunazh. Kishte fotografuar vendet ushtarake

Botë | 2 vite më parë

Zëdhënësi i drejtësisë iraniane një shtetas zviceran për të cilin autoritetet iraniane ka bërë të ditur se ndërroi jetë në burg duke u vetëvarur, ishte kapur duke bërë foto të vendeve ushtarake.

Sipas autoriteteve iraniane zvicerani u arrestua me dyshimin për spiunazh pasi akuzohej se kishte bërë fotografi të vendeve ushtarake.

Zvicra kishte kërkuar informacion të detajuar për arsyet e arrestimit të 64-vjeçarit, i cili po udhëtonte në Iran si turist dhe hetim të plotë për rrethanat e vdekjes së tij në fillim të këtij muaji.

“Personi kishte hyrë në vend nga Dogharoun (në kufi me Afganistanin) në tetor si turist në një makinë të pajisur me pajisje të ndryshme teknike të destinuara për qëllime të ndryshme”, tha zëdhënësi i gjyqësorit Asghar Jahangir.

Zëdhënësi thotë se i arrestuari e kishte varur veten me një copë leckë pasi kishte fikur dritën e qelisë dhe ishte vendosur jashtë pamjes së kamerave të sigurisë.

“Pasi kaloi nëpër disa provinca, ai hyri në provincën Semnan dhe u arrestua teksa ndodhej në një zonë të kufizuar nga ushtria. Ai u arrestua me akuzën e fotografimit të zonës ushtarake dhe bashkëpunimit me shtetet armiqësore”, u shpreh zëdhënësi i drejtësisë iraniane.

Garda Revolucionare elitare e Iranit ka arrestuar vitet e fundit dhjetëra shtetas të dyfishtë dhe të huaj, kryesisht me akuza të lidhura me spiunazhin dhe sigurinë. Grupet e të drejtave e akuzojnë Iranin se po përpiqet të nxjerrë lëshime nga vendet e tjera përmes arrestimeve të tilla. Irani e mohon këtë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme