Zyrtari i Gardës së Iranit thotë se mundësia e një lufte të re me SHBA-në është ‘e ulët’

Botë | 5 muaj më parë

Një zyrtar i lartë i Gardës Revolucionare Islamike deklaroi të mërkurën se mundësia e një lufte të re me Shtetet e Bashkuara është e ulët, por paralajmëroi se Irani është i përgatitur për çdo agresion. 

Mohammad Akbarzadeh, zëvendësshefi politik i Marinës së Gardës Revolucionare, u citua nga agjencia iraniane Tasnim duke thënë se , “Mundësia e luftës është e ulët për shkak të dobësisë së armikut, forcat e armatosura po presin me karikatorë të plotë.”

Ai shtoi se Irani është i gatshëm të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi të mundshëm: 

“Mos dyshoni se ne do ta shndërrojmë zonën nga Chabahar në Mahshahr në një varrezë për agresorët.” 

Deklarata e Akbarzadeh përmend dy pika strategjike të bregdetit jugor të Iranit, Chabahar dhe Mahshahr, duke nënvizuar gatishmërinë e vendit për të mbrojtur kufijtë e tij detarë. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme