Zyrtari i lartë i Pentagonit: SHBA s’do dërgojë trupa në Gazë, s’do ketë as bazë ushtarake

Botë | 12 muaj më parë

Një zyrtar i lartë i Pentagonit ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa në Gazë, duke hedhur poshtë raportimet në mediat izraelite se Uashingtoni po planifikon të ndërtojë një bazë ushtarake prej 500 milionë dollarësh pranë territorit.

“Raportimet që qarkullojnë në mediat izraelite janë të pasakta”, tha zyrtari amerikan përAnadolu Agency, duke folur në kushte anonimiteti.

“Si një organizatë planifikuese, personeli ushtarak amerikan po punon aktualisht me partnerë ushtarakë ndërkombëtarë për të zhvilluar opsione potenciale për vendosjen e trupave ndërkombëtare që do të jenë pjesë e një Force të ardhshme Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF). Formimi i ISF-së do të mbështesë Planin e Paqes për Gazën të Presidentit. Për të qenë të qartë, asnjë trup amerikan nuk do të dërgohet në Gazë. Çdo raportim në të kundërt është i rremë”, tha zyrtari amerikan.

Mediat izraelite Ynet dhe Shomrim raportuan më herët se SHBA po përgatitej të ndërtonte një bazë ushtarake në shkallë të gjerë, të aftë për të strehuar disa mijëra personel pranë kufirit të Gazës.

Gazeta Yedioth Ahronoth, duke cituar zyrtarë izraelitë të paemëruar, tha se objekti do të shënonte “një përshkallëzim të rëndësishëm të aktivitetit amerikan në Izrael” dhe do të ishte “instalimi i parë ushtarak amerikan në shkallë të gjerë në territorin izraelit.

Ajo shtoi se Uashingtoni kishte instaluar tashmë një sistem mbrojtës raketor THAAD gjatë gjenocidit dyvjeçar të Izraelit në Gaza, i cili u përdor për të përgjuar raketa dhe dronë iranianë gjatë një konflikti 12-ditor.

Një zyrtar izraelit i tha gazetës se “vendosja e një baze amerikane në tokën izraelite tregon sa i vendosur është Uashingtoni për t’u përfshirë në Gazë dhe në konfliktin më të gjerë izraelito-palestinez.”

Aktualisht, rreth 200 persona në personel ushtarak amerikan janë të vendosur në Qendrën e Koordinimit Civil-Ushtarak (CMÇ) të mbështetur nga SHBA në Kiryat Gat, në jug të Izraelit, për të mbikëqyrur armëpushimin.

Qendra pritet të marrë kontrollin e plotë të shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gazë, duke zëvendësuar mekanizmin COGAT të Izraelit, sipas zyrtarëve izraelitë.

Armëpushimi në Gazë, në fuqi që nga 10 tetori, bazohet në një plan me 20 pika të propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump.

ISF-ja, e përbërë nga kombe vullnetare, synohet të ndihmojë në stabilizimin e Gazës ndërsa Izraeli kryen një tërheqje me faza.  

Faza e parë e marrëveshjes përfshin lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë, ndërsa fazat e mëvonshme parashikojnë rindërtimin e Gazës dhe një mekanizëm të ri qeverisës pa Hamasin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme