150 milionë për dy lojtarë të Barcelonës, Çelsi synon të blindojë

Çelsi ka nisur shumë mirë sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Enzo Mareska dhe aktualisht londinezët qëndrojnë në vendin e tretë në renditjen e Premier Ligës në kuotën e 22 pikëve (pas 12 javësh kampionat).
Sulmi i “bluve” është tregua në lartësinë e duhur deri në këtë pikë të sezonit, ndërsa mbrojtja lë p[ër të dëshiruar.
Drejtuesit e klubit synojnë të përforcojnë këtë repart dhe kanë piketuar dy lojtarë që janë pjesë e Barcelonës. Koundé dhe Araujo janë dy mbrojtësit që synon Çelsi për të përforcuar prapavijën.
Për të bindur Barcelonën që t’i japë OK transferimit të tyre, londinezët do të kishin gati një shumë prej 150 milionë eurosh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




