2025, viti i Kombëtares / Pjesëmarrje në Play Off-in e Botërorit dhe rekorde të tjera

Kombëtarja | 11 muaj më parë

Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të një Kampionati Botëror. Kuqezinjtë u renditën në vendin e dytë në grupin K, me një total prej 14 pikësh të grumbulluara në 8 ndeshje.

Një arritje historike kjo për Shqipërinë, që përveç se siguroi pjesëmarrjen në play-off në vitin 2025 ka pasur edhe disa rekorde të tjera.

Kombëtarja i mbylli këto eliminatore me vetëm dy humbje, ato ndaj Anglisë ndërsa në 6 takimet e tjera siguroi 4 fitore dhe dy barazime.

Për herë të parë në historinë e këtyre kualifikueseve, kuqezinjtë e mbylln edicionin me një golavarazh pozitiv. 7 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar.

Viti 2025 ishte shumë pozitiv për Shqipërinë, pasi për herë të parë kuqezinjtë morën pesë fitore rresht. Ndaj Gjilbraltarit (0-1), Letonisë (1-0), Serbisë (0-1), Jordanisë (4-2) dhe Andorrës (0-1).

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë më 26 mars kundër Polonisë, në takimin e vlefshëm për fazën play-off të Kampionatit Botëror. Nëse Shqipëria kalon me sukses Poloninë, në finalen e play-off-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme