Koncert i korit të të rinjve, mbrëmje me atmosferë festash në Korçë

Është mbajtur pasditen e djeshme në teatrin “Andon Zako Çajupi” koncerti i parë koral me pjesëmarrjen e gjimnazistëve të qytetit të Korçës, nën drejtimin e Bledi Polenës. Një kartolinë e bukur e festave të fundvitit me kompozime të njohura të Krishtlindjes, të cilat u interpretuan me mjeshtëri nga kori i të rinjve.
“Është super lajmë për qytetin, për kulturën aq më tepër për Korçën që është një ndër qytetet e kulturës. Do të kisha shumë dëshirë që kjo të vazhdojë dhe të bëhet një traditë e shtuar për qytetin tonë”, u shpreh Drejtuesi koral, Bledi Polena.
Koncerti i parë koral i të rinjve të qytetit, u pasua me një performancë të veçantë edhe në Sheshin para Katedrales.
Ky koncert erdhi si një kartolinë e mrekullueshme urimi, me këngët më të veçanta të Krishtlindjes, që emocionuan të pranishmit, duke sjellë një atmosferë gëzimi në këtë periudhë festive të fundvitit.
Gazetare Eftjola Fili
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




