Zgjedhjet- Berisha thirrje emigrantëve: Aplikoni, platforma e KQZ e sigurt!

Politikë | 2 vite më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje emigrantëve që të aplikojnë në platformën e KQZ-së, në mënyrë që të përmbushin të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Në një komunikim për mediat, Berisha tha se platforma e KQZ-së parashikon një proces të sigurt dhe të plotë.

“Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë emigrantëve dhe diasporës të aplikojnë në platformën të KQZ-së. Si platformë ajo parashikon një proces të sigurt dhe të plotë. Si platformën e parë, natyrisht nuk mund të them se është e përsosur, ndaj dhe në çdo rast mos humbisni durimin në qoftë se në përpjekjen e parë nuk realizoni regjistrimin, ju siguroj se në përpjekjen e dytë apo të tretë do e realizoni 100 përqind atë. Është e drejta kushtetuese e 1.5 milion shqiptarëve, është e paimagjinueshme që t’u themi se për shkak të ligjit nuk do votoni. Jo, do bëjmë gjithçka që ju të votoni”, tha Berisha.

Pas hapjes së procesit të regjistrimi të emigrantëve, vihet re një interes i lartë për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Numri i emigrantëve që kanë aplikuar deri të dielën (12 janar) është 5156, nga ku 253 janë miratuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme