Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Rama: Laboratorët inteligjentë do shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera

Sociale | 2 vite më parë

Data 24 tetor shënon Ditën Ndërkombëtare të Arsimit. Në kuadër të kësaj dite, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se falë laboratorëve inteligjente të vendosur tashmë në shkollat e vendit, po rritet aftësia digjitale për mbi 35 mijë nxënës, ndërsa premtoi shtrirjen e tyre edhe në 615 shkolla të tjera.

“MIRËMËNGJES dhe me laboratorët e rinj inteligjentë, që po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës, e që do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në mbarë vendin, ju uroj Gëzuar Ditën Botërore të Arsimit”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetin social Facebook.

Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit, e cila shënohet më datën 24 janar të çdo viti.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në takimin e saj të mbajtur më 3 dhjetor të vitit 2018, ka shpallur 24 janarin si “Ditë Ndërkombëtare të Arsimit” duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global, si dhe duke riafirmuar me këtë rast edhe faktin se “Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme