Koçiu mbledh strukturat për situatën e gripit: Vaksinimi parandalon komplikacionet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me drejtuesit e strukturave shëndetësore, për të vlerësuar situatën epidemiologjike në vend.
Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ministrja bënë të ditur se gjatë mbledhjes u diskutua për masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit.
Duke shprehur gatishmërinë e strukturave shëndetësore, Koçiu u shpreh se vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi.
“Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, u mblodhëm sot me drejtuesit e strukturave shëndetësore, ku u përqendruam në raportimin mbi masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit dhe për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi.
Strukturat shëndetësore janë në gatishmëri duke kryer: Monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend; Vijimin e vaksinimit falas kundër gripit për grupet e rrezikuara; Ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndjekjen e rekomandimeve për minimizimin e transmetimit dhe parandalimin e virozave të stinës;
Përforcimin e survejancës për infeksionet respiratore në mbrojtje të shëndetit publik. Parandalimi fillon me një veprim të thjeshtë: vaksinimin. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj!”, shkruan Koçiu në Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




