Policia Bashkiake dhuron gjak, Veliaj: Solidariteti dhe humanizmi na bëjnë më të fortë si komunitet

Sociale | 2 vite më parë

Në Ditën Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, Policia Bashkiake e Tiranës ka dhuruar gjak për ata që kanë më shumë nevojë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e përshëndeti këtë nismë, duke theksuar se veprime të tilla humanitare na bëjnë më të fortë dhe më të bashkuar si qytetarë.

Veliaj u shpreh se solidariteti është çelësi për ndërtimin e një shoqërie më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë.

“Në kuadër të Ditës Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, Policia Bashkiake ka kryer aktin fisnik të dhurimit vullnetar për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Solidariteti dhe humanizmi na bëjnë më të fortë si komunitet”, shprehet Veliaj.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme