“Universiteti, dëshirë zemre”- Gersi Troka, i vetmi me sindromën Down që ndjek Universitetin e Sporteve

Sociale | 2 vite më parë

“E kisha dëshirë zemre të nisja universitetin”, kështu e nis rrëfimin e tij Gersi Troka, i riu nga Tirana i vetmi student me sindromën Down që ndjek Universitetin e Sporteve.

Për mikrofonin e RTSH-së, pa drojë, ai tregon për rrugëtimin e tij dhe dëshirën më të për të arritur majat. Kur flet për familjen, humbja e babait i ka kushtuar mjaft.

Gersi nuk ka ngurruar të kërkojë të drejtat që i takojnë edhe kur vendosi të bëhej pjesë e podkastit të kryeministrit Rama.

Për të ndërgjegjësuar prindërit që rrisin fëmijë me aftësi të veçanta nuk mjafton vetëm një mesazh, për Gersin pas përfundimit të studimeve gjetja e një pune mbetet prioritet.

Sot për të Gersin është ndryshe karakterizohet nga optimizimi dhe ndjenja e vullnetit për t’i çuar gjërat përpara pa kurrfarë ngurrimi.

Gazetare: E. Hasanbelli

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme