“Depresioni i janarit”, këshilla për rifitimin e motivimit pas pushimeve

Sociale | 2 vite më parë

Dhjetori i ngjyrave dhe i pritjes së ëmbël të festave të fundvitit ka përfunduar. Vendin e tij e ka zënë janari me temperaturat e ulëta që ngjan si një kapitull i ri. Njerëzit bëhen gati të rinisin punën dhe impenjimet, por për disa prej tyre, ndarja prej ditëve të pushimit nuk përjetohet mirë.

“Ashtu siç ndezim dritat e pemës së Krishtlindje dhe kur ato shuhen janë dy gjendje. Festat mund t’i përjetojmë me shumë euforizëm, tani është momenti edhe të përjetojmë që diçka që jemi kënaqur merr fund dhe lë një shenjë zbrazëtie te ne në mënyrë psikologjike”, tha psikologia Loreta Tomaj.

Por në cilën mënyrë mund të tejkalohet kjo gjendje aspak komode?

“Nëse objektivi ka qenë që të kalohet mirë gjatë festave, është e nevojshme që këto njerëz që përjetojnë depresion pas tyre, të rivendosin objektiva të rinj për janarin. Një tjetër mënyrë është edhe pranimi i kësaj situate”, tha ajo.

Në çdo rast këshilla e psikologëve është që gjendje të tilla të mos nënvlerësohen dhe të marrin vëmendjen e duhur.

Gazetar: M. Gjini            

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme