Prevalla turistike e Prizrenit, natyra me dëborë dhe sportet dimërore tërheqin vizitorët

Sociale | 2 vite më parë

Pikat turistike me dëborë, janë ato që po tërheqin më së tepërmi vizitorët si vendas dhe të Huaj. Një ndër to është Prevalla në Prizren që fundjavën që lamë pas ka shënuar interes të lartë nga turistët. 

Dëbora që vazhdon të bjerë, sportet dimërore që ushtrohen dhe çmimet e favorshme duket se janë arsye të mjaftueshme për të tërhequr vizitorë.

Prevalla shtrihet 1800 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhet në jug të Kosovës në Malet e Sharrit, në rrugën e cila shkon nga Prizreni nëpërmjet Prevallës në drejtim të Shterpcës e cila gjatë dimrit me reshje dëbore ka një panoramë mbresëlënëse.

 Gazetare: Besjana Gërmizi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme