Rregullimi i rrugës Librazhd-Stëblevë, banorët rikthehen për të investuar në vend

Sociale | 2 vite më parë

Njësia Administrative Stëblevë-Fushë Studen mbetet një ndër zonat më të frekuentueshme gjatë sezonit turistik dimëror në Qarkun e Elbasanit.

Ky zhvillim ka ardhur edhe pas investimit në infrastrukturën rrugore Librazhd-Stëblevë.

Asfaltimi i plotë i rrugës ka bërë që zona të frekuentohet nga shumë vizitorë ndaj dhe shumë banorë kanë vendosur të kthehen nga emigracioni dhe të investojnë kursimet e tyre në hapjen e bujtinave.

Drejtuesi i Sektorit të Turizmit në Bashkinë e Librazhdit Shpëtim Cura shprehet se pas përfundimit të rrugës, jo vetëm Stëbleva, por të gjitha fshatrat e lidhura me këtë rrugë kanë marrë zhvillim.

“Hapja e rrugës nacionale Librazhd-Stëbblev zgjoi interesin e të gjithë qytetarëve për të kthyer shtëpitë e tyre në bujtina”, tha Cura.

Bashkia Librazhd do të investojë dhe në zona të tjera përsa i takon infrastrukturës rrugore duke lidhur fshatrat me njëra tjetrën. Gjithashtu sfidë mbetet dhe hapja e shtigjeve duke i mundësuar vizitorëve kalimin e tyre për të shijuar mrekullitë natyrore të zonës.

Sezoni turistik Stëblevë-Fush Studen është zgjatur kjo zonë nuk frekuentohet vetëm në dimër por edhe gjatë sezoneve të tjera ndaj  së shpejti pritet që investimet në infrastrukturë të përfshijnë dhe fshatrat të tjera që lidhen me pikat e pëlqyera nga turistët. 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme