Humbja e Arsenalit, kërcënohet gruaja e Havertz

Angli | 2 vite më parë

Gruaja e futbollistit gjerman Kai Havertz ka ndarë me ndjekësit mesazhet fyese që ka marrë në rrjetet sociale pas humbjes së Arsenalit ndaj Manchester United në Kupën e Anglisë, Sophia Havertz ka publikuar dy postime në Instagram, duke përfshirë një në të cilin dikush kërcënon se do të “masakrojë” fëmijën e saj të palindur.

Arsenali u eliminua nga Kupa pasi humbi me penallti përballë Manchester United. Havertz humbi një shans të artë në Emirates Stadium dhe më pas pati një penallti të pritur në serinë e 11-metërshave.

Bashkëshortja e tij shprehu neverinë për ofendimet që mori pas ndeshjes. “Që dikush të mendojë se është në rregull të shkruash diçka të tillë është kaq tronditëse për mua… Shpresoj të kesh turp për veten”, ka shkruar ajo në përgjigje të kërcënimit. “Unë as nuk di çfarë të them, por ju lutem djema tregohuni më të respektueshëm. Ne jemi më të mirë se kaq…”, shtoi Sohphia Havertz.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme