Zyrtare: Graham Potter është trajneri i ri i West Hamit

Angli | 2 vite më parë

Graham Potter është trajneri i ri i West Ham United. Ish-trajneri i Brighton dhe Chelsea zëvendëson Julen Lopetegui, i cili u shkarkua dje për shkak të paraqitjes së pakënaqshme të skuadrës në pjesën e parë të sezonit.

Potter, i cili tashmë do të drejtojë skuadrën në ndeshjen e vështirë jashtë fushe kundër Aston Villës në raundin e tretë të FA Cup (e planifikuar për nesër), rikthehet në stol 20 muaj pas shkarkimit nga Chelsea, pas vetëm shtatë muajsh e 31 ndeshjesh dhe pavarësisht kontratës pesëvjeçare.

Pesë nga shtatë ndeshjet e ardhshme të West Hamit në Premier League janë derbi londinez, dhe në mes, do të ketë gjithashtu një rikthim në “Stamford Bridge”, ku Potter do të përballet me ish-klubin e tij më 3 shkurt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme