“Rrezikoi një vit jashtë”. Kur do të kthehet Saka? Arsenali shpreson

Angli | 2 vite më parë

Një goditje e rëndë për Arsenalin. Pak ditë më parë, gjatë ndeshjes kundër Crystal Palace (1-5), Bukayo Saka pësoi një dëmtim, në pamje të parë jo i lehtë. Duke folur në një konferencë për shtyp, Mikel Arteta dha informacionet më të fundit për kushtet e anglezit: “Ky nuk është një lajm i mirë, do të jetë jashtë për disa javë. Është një goditje e rëndë, por për ne do të jetë një detyrë e rëndësishme për të kapërcyer një sfidë të re”.

Një problem i tendinës për Sakën, i cili për këtë arsye do të mungojë në Boxing Day por edhe disa ndeshje të tjera të rëndësishme, si ato ndaj Manchester United apo Aston Villa. “Mund të ishte më keq, mund të ishte një dëmtim që do ta mbante jashtë për një vit”, saktësoi trajneri.

Kur do të kthehet? 23-vjeçari anglez mund të jetë sërish i disponueshëm në shkurt: në datën 2 është ndeshja në Emirates kundër Manchester Cityt dhe trajneri spanjoll padyshim do të bëjë gjithçka për ta vënë atë në fushë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme